Reperi i Babastars, Onat, po bën gati projektin e ri.
Ai ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram ku shfaqet duke punuar në studio me përkushtim të madh.
Onati duket i buzëqeshur teksa në studio dëgjon projektin e tij të ri, i cili pritet të jetë një tjetër hit i tij.
Babastars janë në përfundim të projekteve të tyre dhe shumë shpejt pos Onatit me projekt do të vijë edhe Cozmani dhe Majk.
Vet hip hop labeli më i madh shqiptar ka kohë që po planifikojnë lansimin e një serie tjetër “High 4” që pritet të publikohet së shpejti dhe që po punohet në përkujdesje intensive nga lideri Getoar Selimi. /Telegrafi/