Site icon Telegrafi

Кompani të zonave industriale paralajmërojnë zhvendosjen nga Ukraina në Maqedoni

Dy kompani të zonave industriale kanë kërkuar t’u mundësohet kompanive si motra nga Ukraina tërësisht të zhvendosin në vendin tonë. Siç informoi sot drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski, nëse nuk ka ndryshim nga kërkesa e tillë për çka është biseduar me kompanitë që para dy javësh, transferimi i kapaciteteve do të realizohej shpejtë, për tre deri në gjashtë muaj.

Sipas Despotovskit, është duke u rritur interesimi i investimeve të huaja të cilat fillimisht janë planifikuar për në Evropën Qendrore dhe Lindore, tani të transferohen në Maqedoninë e Veriut.

“Aspak nuk gëzohemi për investime të tilla, por do t’ju dalim në ndihmë. Kompanitë nuk kanë kurrfarë kërkesash të veçanta, përkundrazi vetëm praktike”, theksoi Despotovski.

Exit mobile version