Site icon Telegrafi

Omonia: Dënimi i Dishos, sulm ndaj minoritetit

Nënkryetarja e kësaj organizate, Elenica Kotelli në një deklaratë për shtyp, tha të premten se “kohët e fundit kundër Omonia-s dhe kreut të saj është ndërmarrë një sulm i paprecedent nga organet e drejtësisë”. Ajo theksoi se vendimi i gjykatës kundër Dishos është një sulm i hapur kundër vllaho-fonëve dhe kundër minoritetit grek në Korçë.

Kotelli akuzoi drejtësinë shqiptare për njëanshmëri në trajtimin e çështjeve dhe marrjen e vendimeve, pasi sipas saj, “drejtësia shqiptare nuk ka marrë asnjë të pandehur për djegien e kurorave ne memorialin grek në fshatin Boboshticë apo vrasjes të bashkëpatriotit tonë në Himarë, Aristotel Guma”, raportoi Panorama./Telegrafi/
 

Exit mobile version