Telegrafi

Omicroni po përhapet sikur rrufeja, thotë kryeministri francez

Varianti Omicron po “përhapet si rrufeja” në Evropë dhe ka të ngjarë të bëhet dominues në Francë nga fillimi i vitit të ardhshëm, ka paralajmëruar kryeministri francez Jean Castex.

Ai foli të premten në mbrëmje, disa orë përpara se Franca të vendoste kufizime të rrepta udhëtimi për ata që hynin nga Mbretëria e Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka qenë më e goditura në rajon, me afro 15 mijë raste të konfirmuara të Omicronin vetëm gjatë ditës së djeshme, raporton bbc.

Në të gjithë kontinentin, zyrtarët shëndetësorë po përgatiten për një valë infeksionesh.

Kufizime shtesë u njoftuan në Gjermani, Republikën e Irlandës dhe Holandën të Premten, ndërsa qeveritë kërkojnë të frenojnë valën.

Evropa ka parë tashmë më shumë se 89 milionë raste dhe 1.5 milionë vdekje të lidhura me coronavirusin, sipas shifrave të fundit të BE-së. /Telegrafi/