Telegrafi

Omer Rexhepi sjell “Junior Sfiden”, në duel Shkupi me Prishtinën, këtë të diele në RTK (Foto/Video)

Super Sfida ka një shikueshmëri të lartë edhe nga kategoria e fëmijëve andaj kjo e diele është një dhuratë për fëmijët që do do të garojnë në shou fëmijzët nga Shkupi kundër fëmijëve nga Prishtina, një gëzim i madh për fëmijët kur në ekran shfaqet Junior Sfida.

Kur filloi ky shou, askush s’e kishte menduar se edhe fëmijët do ta pëlqejnë këtë shou por ndodhi një fenomen i papritur dhe tani mund të themi se është bërë një shou familjar që ka shikues nga të gjitha kategoritë, nga më të vegjlit e deri më të moshuarit, për secilin shikues ka diçka tërheqëse në këtë shou, kësaj radhe emisionin do ta moderojë edhe vogëlushi simpatik, Omer Rexhepi.

Omeri një figurë shumë interesante e televizionit, talenti i tij u zbulua kur ishte 3 vjeçar qysh atëherë filloi të xhirojë reklama për “Fifty Fity” dhe “Milionerin”, pastaj kur i bëri 4 vjet moderoi për herë të parë

“Junior Sfida” që i la gojë hapur shikuesit, Omeri është pjesë edhe e disa reklamave të produkteve të ndryshme.

“Junior Sfida” pra edhe për fëmijët do të jetë garë e njëjtë por mund te ketë ndonjë lojë ndryshe nga të rriturit dhe do të jetë një garë vetëm për këtë diele, jo pjesë e kampionatit. /Telegrafi/