Site icon Telegrafi

Sot hapet ekspozita personale e piktorit Omer Kaleshi

Omeri Kaleshi, piktori i njohur shqiptar por edhe ndërkombëtarisht, i cili jeton dhe vepron në Paris të Francës, sot në sallën e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, do të hapë ekspozitën e përhershme personale me 24 vepra artistike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fjalim rasti në lidhje me veprimtarinë e Kaleshit do të mbajë akademiku, Luan Starova.

Organizimi i kësaj ekspozite mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Çairit-Shkup.

Omer Kaleshi me origjinë nga Kërçova, pas shumë udhëtimesh, pikturimesh dhe ekspozimesh në Stamboll, Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë, etj, këtë ekspozitë i’a dedikon atdheut të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version