Site icon Telegrafi

Omer Kaleshi dhuron piktura për Kryegjyshatën

Ka pikturuar dhe ekspozuar në galeritë më të rëndësishme të botës, por tani në këtë moment të jetës po i dhuron pikturat e tij. Pas Shkupit, Prishtinës, radha i ka ardhur Tiranës. Pikturat do të qëndrojnë në galerinë e përhershme që mban emrin e tij, pranë muzeut të Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit.

Omer Kaleshi njihet kudo në botë si “piktori i kokave”, e dervishët, barinjtë dhe njerëzit e thjeshtë përbëjnë pjesën më të madhe e të rëndësishme të veprave të tij. Njëri pas tjetrit ata shfaqen në pëlhurat e tij me botën e tyre mistike. Tablotë janë të thjeshta si jeta e dervishëve dhe paraqesin një pasuri madhështore brenda kësaj thjeshtësie.

Mesazhi i veprave të tij është se duhet të ndërpriten paragjykimet dhe dallimi i njerëzve në bazë fetare, etnike apo kombëtare.

Nuk mungoi as vleresimi nga Baba Mondi, i cili e cilësoi këtë ditë historike për bektashizmin. /BW/

Exit mobile version