Site icon Telegrafi

Omer Kaleshi dhe Lençe Zdravkin fitues të çmimit shtetëror “Nënë Tereza”

Humanistja nga Velesi Lençe Zdravkin dhe piktori i famshëm me karrierë botërore dhe me origjinë nga Kërçova Omer Kaleshi, janë fitues të çmimit shtetëror “Nënë Tereza” për vitin 2018.

Vendimin e ka miratuar Këshilli për ndarjen e çmimit nën kryesimin e akademikut Alajdin Abazi.

Ky çmim jepet për të arritura të rëndësishme në interes të shtetit në sferën e humanitetit dhe solidaritetit njerëzor dhe nxitje, avancim të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillim të bashkëpunimit mes popujve dhe mes pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme, kulturave dhe besimeve.

Çmimet për Zdavkin dhe Kaleshin do të ndahen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në 26 gusht – datë kur ka lindur nobelistja Nënë Tereza

Exit mobile version