Reperi i njohur Gold AG ka sjellë në treg projektin më të ri muzikor.
“Omëlsina”, titullohet kënga më e re e reperit, të cilën e ka shoqëruar me vdeioklip.
Ai ka shpalosur ditë më parë ekskluzivisht për Telegrafin detajet e këngës, e cila do ta rikthejë në stilin e tij të vjetër në të kënduar.
“Tekstin e kam shkruar vet, muzikën dhe orkestrimin i kam bërë tek Gramoz Kozeli dhe DeVox në Shqipëri, ndërsa xhirimet e klipit i kam kryer në Kosovë”, kishte thënë Gold AG.
Vlen të theksojmë se për klipin është kujdesur produksioni Imagine Films. /Telegrafi/