Telegrafi

Omëletë me salmon dhe brokoli

Nevojiten:

* 500 gr patate të vogla
* 1 kokë e vogël brokoli e prerë sipas luleve
* 2 fileta salmon
* 1 lugë gjelle vaj ulliri
* 2 lugë gjelle nenexhik i grirë
* 8 vezë të rrahura
* kripë
* piper i bluar në moment

Përgatitja:

Ziejmë patatet në ujë me kripë për rreth 15 minuta ose deri sa të bëhen. 4 minutat e fundit shtojmë dhe brokolin. I kullojmë sapo të bëhen.

Gatuajmë salmonin në avull deri sa të bëhet në tërë trashësinë e tij. Presim patatet në feta dhe i skuqim në vaj ulliri, në një tigan të përshtatshëm dhe për furrë, në zjarr të mesëm, deri sa të fillojnë të marrin ngjyrë. Copëtojmë salmonin me duar dhe e shpërndajmë bashkë me brokolin mbi patatet.

Përziejmë vezët me nenexhikun, pak kripë dhe piper. I shtojmë vezët në tigan dhe i lëmë të gatuhen për rreth 6 minuta ose deri sa të mpiksen anash dhe të jenë akoma të buta në qendër.

E fusim tiganin në furrë të nxehtë në 200 gradë dhe e lëmë deri sa të bëhen plotësisht vezët dhe të krijojnë kore.

E shërbejmë omeletën të shoqëruar me sallatë sipas preferencës. /Telegrafi/