Site icon Telegrafi

Omëletë me mollë

Përbërësit:
• 2 të bardha veze
• 1 vezë
• 14 lugë kripë
• piper i freskët i grirë, për shije
• 1 lugë djathë kaçkavall i grirë

Mbushja:
• 12 mollë, e qëruar dhe e prerë në kuba
• 1 lugë sheqer
• kanellë e grirë
• 14 lugë vanilje
• 1 lugë kikirikë të grirë, të pjekur

Përgatitja:

1. Ngrohim skarën.

2. Për të përgatitur mbushjen, bashkojmë mollën, sheqerin, erëzat dhe vaniljen në një tigan të vogël.
I gatuajmë në zjarr të ulët, duke i përzierë herë pas here, derisa të zbuten.
Rrahim të bardhat e vezës derisa të formohet shkuma e bardhë e qëndrueshme.
Në një enë tjetër, rrahim vezën derisa të marrë ngjyrë të verdhë të zbehtë.
I shtojmë kripë dhe piper. Shtojmë vezën tek të bardhat e rrahura.

3. Ngrohim një tigan që nuk ngjit në nxehtësi mesatare.
Shtojmë përzierjen e vezës dhe teksa veza gatuhet, e ngremë që lëngu të bjerë poshtë.
E gatuajmë derisa të jetë pothuajse gati.

4. Shtojmë djathin kaçkavall dhe e lëmë derisa të gatuhet plotësisht.
Hedhim përzierjen e mollës mbi njërën anë dhe e palosim në gjysmë.
Hedhim sipër kikirikët e bluar.
/Telegrafi/
 

Exit mobile version