Telegrafi

Omega-3 triumfuese ndaj sindromës koronare

Pas një periudhe tetë vjeçare gjatë të cilës janë përcjellë personat e eksperimentuar, është vërejtur se te grupi që ka konsumuar më shumë se 390 mg acide Omega-3, ka pasur një rënie të theksuar të zhvillimit të sindromës koronare akute.

Acidet të cilave shkencëtarët ua veshin këtë efekt janë EPA (acidi eikozapentaenoik), DHA (Acidi dokozaheksenoik) dhe DPA (acidi dokozapentenoik), të cilët ulin nivelin e yndyrës së dëmshme në gjak.

Ato po ashtu pengojnë krijimin e trombëve të gjakut, ulin presionin e gjakut dhe përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut. Kjo rezulton me rrezik më të ulët të paraqitjes së sindromës koronare akute që manifestohet me dhimbje në gjoks dhe me angina pektoris.

Për të pasur rezultate edhe më të mira, shkencëtarët preferojnë një konsumim ditor deri në 1000 mg të Omega-3 acideve yndyrore./Telegrafi/