Telegrafi

Omega-3 shton memorien e fëmijëve

Studimi i zhvilluar në Universitetin e Cincinnatit ka përfshirë tridhjetë fëmijë të shëndetshëm të moshës nga 8 deri në 10 vjet, të cilët çdo ditë kanë konsumuar 400 dhe 1200 mg acid dokosaheksaenik për tetë javë. Pastaj përmes rezonancës magnetike janë analizuar pjesët e trurit.

Rezultatet kanë treguar se aktiviteti i eritrociteve të pasura me acidit dokosaheksaenik në pjesët e kores së trurit të madh përgjegjëse për mbajtjen mend është rritur për 47, respektivisht 70% në krahasim me grupin kontrollues që nuk ka marrë këtë acid yndyror.

Acidi dokosaheksaenik është një prej tre acideve të pangopura omega-3, së bashku me acidin α-linolenik dhe acidin eikosapentaenoik./Telegrafi/