Telegrafi

Omega-3 lufton depresionin

Shkencëtarët kanë arritur te ky përfundim pasi kanë analizuar 35 studime të tjera. Sipas tyre acidet omega-3 kanë qenë më të efektshme te personat që vuajnë nga rastet e rënda të depresionit.

Është vërejtur edhe se nuk ka dëshmi të mjaftueshme se marrja e omega-3 në formë të tabletave mund t’i ndihmojë personat të cilët vuajnë nga depresioni i lehtë ose ta parandalojë atë.

Shkencëtarët po ashtu këshillojnë edhe disa hapa të tjerë në luftën ndaj depresionit. Ushtrimet e rregullta fizike, konsumimi i kufizuar i sheqerit dhe kofeinës, rritja e nivelit të vitaminës D përmes rrezitjes ose tabletave vitaminoze, si dhe konsumimi më i shtuar i grupit të vitaminave B. /Telegrafi/