Telegrafi

Omega 3 lufton Alzheimerin

Sipas rezultateve të tyre, acidi etil – eikosapentaenoik ngrit nivelin e neurotrasmetuesit acetilkolinë, të patjetërsueshëm për ruajtjen e funksioneve të përmendura.

Ky efekt arrihet përmes nxitjes së faktorëve të cilët nxitin zhvillimin e nervave në hipokamp (pjesë e trurit), që pengon uljen e nivelin të acetilkolinës, respektivisht nxit lirimin e tij në sistemin nervor qendror.

Duke marrë parasysh se sëmundja e Alzheimerit është forma më e shpeshtë e demencës në moshë të shtyrë, e cila aktualisht prek rreth 13 milionë njerëz rreth e qark botës, fakti se omega 3 mund të çojë te parandalimi i kësaj shton shpresat dhe nxit hulumtimet e mëtejme./Telegrafi/