Telegrafi

Omega-3, kundër depresionit

Në studim janë përfshirë më se 400 pacientë nga klinikat kanadeze, me episode të mëdha depresive (që zgjasin së paku katër javë), ndërsa ky është studimi më i madh deri më tani, i cili ka analizuar efektin e acideve omega-3-yndyrore në mjekimin e depresionit.

Rezultatet kanë treguar, se këto acide, janë treguar të efektshme në mjekimin e pacientëve depresivë edhe në rastet kur ishin përdorur si të vetëm, pa terapinë bazë me barna antidepresive.

Këto të dhëna nxisin interes për hulumtime të reja në mënyrë që acidet omega-3-yndyrore të përdoren krahas antidepresivëve për të mjekuar personat që vuajnë nga depresioni. /Telegrafi/