Site icon Telegrafi

Ombrella e padukshme së shpejti në treg

Ombrella ajrore është zhvilluar nga kjo kompani në bashkëpunim me studentët pasdiplomikë të universitetit për aeronautikë dhe astronautikë në Nanjing, ndërsa prototipi i tyre është testuar me sukses në nëntor të vitit 2012, duke mbrojtur disa persona nga shiu.

Air Umbrella ka bateri litiumi e cila qëndron prej 15 deri 30 minuta, varësisht nga lloji i modelit. Kështu ta zëmë, modeli më i vogël është i pajisur me baterinë më të dobët, quhet modeli “A” dhe u dedikohet femrave, kurse peshon 500 gramë. Modeli "B" është i gjatë 50 centimetra, peshon 800 gramë dhe ka baterinë që mund të qëndrojë gjysmë ore me një mbushe ,ndërsa modeli "C" dallon nga parapraku për faktin që mund të zgjatet deri në 80 cm gjatësi.

Përparësia potenciale e Air Umbrella është që diametri i vrushkullit ajror mund të konfigurohet ashtu që të mbrohen plotësisht nga shiu deri dy persona, ndoshta edh më shumë nëse shiu nuk është i fuqishëm. 

Ombrellat e para ajrore, do të paraqiten në treg deri në dhjetor të vitit 2015. /Telegrafi/
 

Exit mobile version