Omar Marmoush pritet të përfundojë transferimin e tij te Manchester City në janar.
Pasi ka shënuar 15 gola në 17 ndeshje të Bundesligës këtë sezon për Eintracht Frankfurt, egjiptiani mori vëmendjen e të gjitha klubeve të mëdha evropiane.
Sipas reporterit gjerman, Patrick Berger , 25-vjeçari do të fitojë rreth 16 milionë euro në vit pas transferimit te Manchester City.
Për krahasim, ai aktualisht po fiton rreth dy milionë euro në vit në Eintracht Frankfurt.
Manchester City do të paguajë rreth 75 milionë euro plus 5 milionë euro shtesë për egjiptianin.
Marmoush do të prezantohet tek Manchester City në fund të javës së ardhshme. /Telegrafi/