Ministri i Integrimeve të Turqisë, Omer Çelik, ka thënë se janë përhapur lajme se do të ketë një përpjekje të dytë grusht shtet.
Ai i ka bërë thirrje popullit që të dalë në rrugë e sheshe, nëse puçistët tentojnë të marrin pushtetin,
“Disa që po thirren në emër të vrasësve, te cilët kanë tradhtuar uniformat, po përhapin lajme se do te ketë puç të ri. Të gjithë në sheshe”, ka shkruar Çelik në rrjetin social Twitter.
Üniformasına ihanet etmiş katiller adına konuştuğunu söyleyen birileri, yeni bir darbe yapacağız diye haber yayıyor. Herkes meydanlara!
— Ömer Çelik (@omerrcelik) July 21, 2016
Ndërkohë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ka pasur dështime të rëndësishme në inteligjencën turke para se të ndodhte puçi i dështuar ushtarak.
“Është shumë e qartë se ka pasur boshllëqe dhe mangësi në inteligjencën tonë dhe nuk ka asnjë arsye që unë ta fsheh apo mohojë këtë gjë. Këtë gjë ia kam thënë edhe kreut të inteligjencës kombëtare”, ka thënë Erdogan.
Duke folur për klerikun Fethullah Gulen i cili sipas tij qëndron prapa puçit, ai tha se lëvizja e tij tash do të trajtohet si “organizatë separatiste terroriste”, duke tërhequr një paralele me luftën e shtetit turk kundër militantëve kurdë.