Site icon Telegrafi

Olympus sjell fotoaparat të ri DSLR

Ky fotoaparat DSLR ka të gjitha karakteristikat mbresëlënëse të paraardhësit të tij, përfshirë edhe shtëpizën e qëndrueshme të përpunuar nga legura e magnezit me konstruksion rezistues ndaj ujit.

Ajo që modelin Olympus E-5 e bën unik është posedimi i sensorit të fotografisë me rezolucion të lartë, mënyra e re e përpunimit të fotografive, ekrani më i madh LCD si dhe mundësia e incizimit të video përmbajtjeve me definicion të lartë (HD).

Është e sigurt që Olympus E-5 do të tërheqë vëmendjen e shumë njerëzve kur merret parasysh se sjell edhe disa gjëra revolucionare në fushën e teknologjisë së kamerës si ISO 6400 dhe TruPic V+. /Telegrafi/

Exit mobile version