Telegrafi

Olympiacos interesohet për Benayoun

Olympiacosi fillimisht pati në shënjestër mesfushorin e Marseille, Hatem Ben Arfa, dhe atë të Ajaxit, Miralem Sulejmani, ndërsa mediat në Greqi njoftojnë se tani e gjithë vëmendja është orientuar kah mesfushori izraelit.

Benayoun e ka të vështirë të gjejë vend në formacionin bazë të trajnerit Rafael Benitez dhe për këtë arsye mund të mendojë për një largim të mundshëm nga Anfield. /Telegrafi/