Olympiacos dhe Bayern Munich do të përballen sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Skuadra greke do të jetë nikoqir i Bavarezëve në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin ‘Georgios Karaiskakis Stadium’ nga ora 21:00.
Grekët në këtë ndeshjen do të jenë pa lojtarët si Mathieu Valbuena, Vassilios Torosidis, që janë të lënduar dhe Yassine Benzia për shkak të kartonit të kuq.
🤩 @ChampionsLeague-Matchday! 💪#OLYFCB #packmas #FCBayern pic.twitter.com/aB3CmipSdK
— FC Bayern München (@FCBayern) October 22, 2019
Në anën tjetër, Bayerni nuk do të mund të llogarisë në lojtarët su, Niklas Sule dhe Jann-Fiete Arp, që janë po ashtu të lënduar.
Formacioni i mundshëm i Olympiakosit: Sa; Torosidis, Semedo, Papadopoulos, Koutris; Podence, Guilherme, Gaspar, Soudani; Guerrero, El Arabi.
Formacioni i mundshëm i Bayern Munichut: Neuer; Kimmich, Hernandez, Martinez, Alaba; Thiago, Tolisso; Coman, Muller, Gnabry; Lewandowski. /Telegrafi/