Talenti 10 vjeçar i KF KEK-ut Olt Zeqiraj i cili po luan me gjeneratën U-13, po lë përshtypje mjaft të mira me lojërat e tij gjatë kampionatit të të rinjve edhe pse dy vjet më i ri se bashkëlojtarët e tij dhe kundërshtarët.
Që nga mosha 6 vjeçare ka filluar të stërvitë në lojën e futbollit. Përveç ushtron dhen bën gara te KF KEK-u, ku trajner e ka Betim Sylejmanin, ndërkaq stërvitet edhe individualisht tek trajneri Fidaim Haxhiu si dhe asistenti i tij Valon Raçi.
Ai në këtë moshë ka marrë pjesë në shumë kampe e akademi klubesh ku vlen të përmendet akademia e Real Madridit, akademia e Galatsarayt si dhe akademia e Milanos, ku ka marrë shumë përvoja dhe ka treguar aftësitë e veta.
Specialitet i tij janë gjuajtjet e lira të cilat cilësohen të jashtëzakonshme nga ana e trajnerëve si dhe kolegët e tyre.
Me dëshirë që një ditë të bëhet futbollist i madh, ai vazhdon me plot entuziazëm të stërvitet nga gjashtë herë në javë me intensitet të plotë. /Telegrafi/