Opinionisti Olti Curri tashmë shquhet për deklaratat e tij pikante për fytyrat e njohura publike.
Një të tillë e ka bërë së fundmi, teksa ishte i ftuar në një nga rubrikat e emisionit ‘Prive’.
I pyetur se “Cila këngëtare nuk e meriton epitetin këngëtare?”, Olti nuk ka hezituar të përgjigjet rreth kësaj duke thënë, “Përshembull Morena Taraku”.
Ndërkohë, një reagim rreth këtij komenti nuk e ka bërë akoma artistja Taraku, duke vendosur të mos reagojë fare.
Kjo nuk është hera e parë që Olti ngacmon artistët e estradës shqiptare, madje për këto raste edhe është paditur.
Kohëve të fundit, Curri ka ironizuar me kampanjën e re të reperit Noizy, i cili ka nxjerrë në shitje bluza nga marka e tij për të ndihmuar studentët.
Lidhur me këtë ngjarje, ai publikoi një fotografi të reperit gjatë takimi me kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn. /Telegrafi/