Një serial i ri komik është gati të nisë së shpejti transmetimin në televizionet tona.
Bëhet fjalë për një serial të titulluar “Ne” prej 16 episodesh në sezon, xhirimet e të cilit do të kryhen në Kosovë.
Ndërkohë, transmetimi i serialit do të bëhet në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të veriut.
Për skenarin është kujdesur Lirak Çelaj, gjersa pjesë e serialit do të jenë plot aktore femra.
Telegrafi ka arritur të marrë vesh se një nga personazhet i është besuar aktores shumë të dashur të publikut, Olta Daku.
Ndërkohë, personazhet tjerë pritet që të zbulohen gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/