Telegrafi

Olta Boka falenderon Zotin në ditën e lindjes (Foto)

Këngëtarja e njohur Olta Boka feston sot ditëlindjen, dhe nëse s’e keni ditur ajo sot mbushë plot 25 vite.

Me këtë rast Olta ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi ku ka treguar se sot është ditëlindja e saj dhe se për të nuk është diçka e sikletshme të plakesh, madje e konsideron si privilegj.

Ajo gjithashtu ka falënderuar Zotin që deri më tani shëndeti i saj ka ecur tepër mirë.

Këngëtarja ka marrë shumë urime nga fansat dhe familjarët e saj, me të cilët do të festojë edhe natën e sotme. /Telegrafi/