Site icon Telegrafi

Olsen arrin në Romë si zëvendësues i Alissonit, të martën zyrtarizimi

Foto: As Roma/Twitter

Portieri suedez, Robin Olsen ka arritur në Romë për të kompletuar transferimin e tij te klubi italian.

Olsen gjatë mbrëmjes së sotme (e hënë) ka ateruar në aeroportin e Romës për të kompletuar transferimin e tij te skuadra italiane.

Portieri suedez do të bëhet i Giallorossëve për një shifër të raportuar prej 12 milionë eurosh, e cila do të shkoj te skuadra daneze, Copenhagen.

Lexo po ashtu Olsen pranë nënshkrimit me Romën

Është vet faqja e Romës e cila ka postuar fotografi nga mbërritja e Olsen në Romë, me 28-vjeçarin që pritet gjatë mëngjesit të së martës t’i kryej testet mjekësore.

Suedezi pati paraqitja superiore gjatë Kupës së Botës dhe me pritjet e tij i ndihmoi kombëtares suedeze të arrij cerekfinalet në Rusi.

https://twitter.com/OfficialASRoma/status/1021485641706688513

Me zyrtarizimin e tij, Olsen pritet të bëhet portieri i parë i Giallorossëve, duke e zëvendësuar Alisson Becker, i cili u transferua para disa ditësh te Liverpooli.

Para FC Copenhagen, Olsen ka luajtur në disa klube, në mesin e tyre edhe te Malmo dhe PAOK. /Telegrafi/

Exit mobile version