Telegrafi

Olmert dhe Abbas bien dakord për fillimin e menjëhershëm të negociatave

Kjo u bë e ditur nga presidenti amerikan George Bush në hapje të konferencës ndërkombëtare për Lindjen e Mesme në Annapolis të SHBA-së.

"Ne jemi këtu për të vënë bazat e një shteti të ri; të shtetit demokratik palestinez që do jetojë përbri Izraelit në siguri dhe paqe. Ne po takohemi t’i japim fund dhunës që ka qenë armiku real i aspiratave të të dy popujve" tha Bush në hapje të konferencës.

Në konferencë marrin pjesë përfaqësues nga mbi 40 shtete përfshirë edhe 14 qeveri të vendeve arabe.