Telegrafi

Olmert-Abbas, takim për çështje të rëndësishme

Dy udhëheqësit do të shoqërohen në takim nga ekipet negociatore.

Ekziston një hendek i madh mes asaj që presin palestinezët dhe izraelitët nga konferenca e muajit të ardhshëm, e sponsorizuar nga amerikanët..

Palestinezët dhe izraelitët kërkojnë një plan kornizë të detajuar që do të përcaktojë se si do të zgjidhen çështjet më të ndjeshme: si statusi i Jerusalemit dhe e drejta për rikthim e refugjatëve palestinezë. Në të njëjtën kohë, palestinezët kërkojnë dhe që të përcaktohet një afat.

Zyrtarët izraelitë janë të kujdesshëm. Ata paralajmërojnë se afatet ndonjëherë nuk respektohen dhe vendosja e tyre mund të nxisë ekstremizmin.

Bisedimet mes Ehud Olmertit dhe Mahmoud Abbasit janë një përpjekje për të rënë dakord se cilat do të jenë synimet e konferencës aq të publikuar të muajit të ardhshëm dhe pastaj të lihen ekipet negociatore izraelite dhe palestineze që të përcaktojnë detajet. /bbc/