Këngëtari britanik, Olly Murs, ka qenë anëtar i jurisë në edicionin e sivjetmë të spektaklit për talentë, ‘The Voice’.
Fituesja e sivjetme e spektaklit ishte pikërisht kandidatja e tij, Molly Hocking, ndërsa muzikanti është kujdesur për një festë të veçantë me rastin e këtij suksesi.
34-vjeçari është zhveshur dhe ka pozuar në karrigen e tij duke e marrë pozën e fituesit.
“Fituesi i heq të gjitha”, ka shkruar Murs në publikimin e tij në Instagram, ndërsa gjatë gjithë mbrëmjes ka publikuar imazhe nga festa e këtij suksesi.
Fituesja Molly ka thënë se Olly është një frymëzim i madh për të dhe se akoma nuk mund të besojë se ka fituar. /Telegrafi/