Analisti Parim Olluri, në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, duke folur për balotazhin për kryetar të komunave, ka thënë se ka ardhur koha e sekserëve lokalë.
Olluri ka thënë se sheh një garë të madhe në mes kandidatëve në komuna të ndryshme dhe një garë në qendër se cila parti do të përkrahë cilin kandidat.
“Ne pamë më herët negociatat mes LDK-së dhe VV-së në Prizren. Me gjasë atje është arrit një bashkëpunim në Prizren. Por deri para nisjes së balotazhit partitë kalkulojnë, kështu që tash është një teren për sekserët lokalë”, tha Olluri në RTV Dukagjini./Telegrafi/