Site icon Telegrafi

Olivier Giroud infektohet me COVID-19

Milani ka njoftuar se Olivier Giroud është kontraktuar me COVID-19.

Përmes një njoftimi për media, Rossonerët bën të ditur se sulmuesi francez ka rezultuar pozitiv në testimet e fundit.

“AC Milan njofton se Olivier Giroud ka dalë pozitiv në testin për Covid-19”.

“Vlen të theksohet se Giroud nuk ka pasur kontakt me pjesën tjetër të ekipit që prej ndeshjes kundër Cagliarit në kampionat”, thuhet tutje në njoftim.

Futbollisti tani do të i’u nënshtrohet protokollit mjekësorë dhe do të izolohet nga pjesa tjetër e ekipit.

Sulmuesi nuk ka pasur kontakt me pjesën tjetër të ekipit që nga ndeshja e kampionatit kundër Cagliarit. /Telegrafi/

Exit mobile version