Site icon Telegrafi

Olivia Wilde zemëron fansat me imazhin e fundit, kritikohet: Është djali jot dhe jo burri (Foto)

Olivia Wilde ka publikuar një fotografi aspak të zakontë me djalin trevjeçar.

Aktorja me fëmijët shpeshherë argëtohen duke shijuar aktivitetet familjare, të cilat i bëjnë publike edhe në rrjetet sociale.

Në fakt, aktorja shihet teksa puthë në gojë djalin e saj, Otisin e cila gjë ka bërë të zemërohen shumë fansa.

“Është djali yt dhe jo bashkëshorti. Nuk duhesh ta puthësh atë në mënyrën siç e puth burrin”, ka komentuar një fans, me të cilët ishin dakord shumë adhurues të aktores, duke shtuar se kjo nuk është saktësisht rruga e drejtë për të shprehur dashurinë ndaj fëmijëve.

Sigurisht, ka nga ata që e kanë mbrojtur Olivian dhe nuk shohin asgjë të diskutueshme në imazhin e publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Në anën tjetër, Wilde nuk iu përgjigj kritikave ndërsa kujtojmë se ajo nuk ishte nëna e parë e famshme që ishte kritikuar për shkak të puthjes së fëmijëve në gojë.

Kujtojmë se Olivia ka gjashtë vjet që jeton e lumtur në krah të dashurit, aktorit 42-vjeçar amerikan, Jason Sudeikis.

Ndryshe, aktoren 33-vjeçare do ta shohim vitin e ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave pasi që është duke punuar në një projekt të ri filmik. /Telegrafi/

Exit mobile version