Aktorja e famshme amerikane, Olivia Wilde, është ndarë nga bashkëshorti i saj njëherësh aktori, Jason Sudeikis, në fillim të këtij viti.
Dyshja siç raportohet nga tabloidet e huaja shkëputën romancën e tyre pas shtatë vitesh fejesë dhe nëntë vitesh së bashku.
Ata krijuan fillimisht një romancë në vitin 2011 dhe u fejuan në fund të vitit 2012.
Wilde, 36 vjeçare dhe Sudeikis, 45 vjeç, kanë së bashku dy fëmijë: Otis, 6 vjeç dhe Daisy, 4 vjeçe.
“Ndarja ndodhi në fillim të vitit”, ka thënë një burim për revistën People. “Ka qenë miqësore dhe ata kanë kaluar në një rutinë të shkëlqyeshme për bashkë-prindërimin. Fëmijët janë përparësia dhe zemra e marrëdhënies së familjes”.
Lidhja filloi jo shumë kohë pasi producentja e “Booksmart” u nda nga burri i saj i parë, Tao Ruspoli.
“Sapo po mësoja të isha vetë”, i tha ajo më parë Marie Claire në 2013. “Unë jam divorcuar që nëntë muaj dhe tani duket se kam gjetur fatin sërish”. /Telegrafi/