Regjisorja e “Booksmart”, 37 vjeç, mori pjesë në sfilatën e “Love Parade” të Gucci-t e mbushur me yje në Hollywood javën e kaluar, e ulur në rreshtin e parë me sytjena të tejdukshme të shoqëruara me një korse dhe fund të drejtë.
Dhe mesa duket ajo ka aksesuar pamjen me një shenjë të vogël nga i dashuri Styles, 27 vjeç, i cili aktualisht po bën turne në të gjithë vendin.
Fansat vunë re se Wilde kishte vendosur atë që dukej të ishte një gjerdan kryq ari i këngëtarit.
Një vajzë u bë virale në TikTok duke vënë në dukje detajin. “Dua të vdes”, ka shkruar ajo në video.
https://www.tiktok.com/@luvslovescherry/video/7026547157490568453?referer_url=https%3A%2F%2Fpagesix.com%2F2021%2F11%2F08%2Folivia-wilde-appears-to-wear-harry-styles-cross-necklace%2F&referer_video_id=7026547157490568453&refer=embed
“E lumtur për të. Shumë e trishtuar për mua”, komentoi një person, ndërsa disa fansa të tjerë theksuan se Wilde thjesht mund të kishte vendosur një gjerdan të ngjashëm me atë të yllit të popit. /Telegrafi/