Site icon Telegrafi

Olivia Rodrigo shfaqet me flokë deri në gjunjë në kopertinën e Elle

Foto: Instagram

Ngjashëm me këngën “Divers License”, kopertina e revistës së fundit të Olivia Rodrigo do të jetë e preferuara e shumë prej nesh.

Këngëtarja 18-vjeçare ka pozuar për herë të parë për Elle, në pjesën e tyre “Rising Star”.

Olivia pozoi me fustane, funde tyli dhe doreza lëkure deri në bërryl.


Rodrigo dukej elegante dhe e lezetshme, por ajo që ishte vërtet befasuese në fotografi ishin parukat deri në gjunjë që ajo kishte me secilën veshje.

Megjithëse Olivia gjithmonë është mburrur me një flokë të valëzuar ngjyrë gështenjë, me sa duket dyfishoi gjatësinë për këtë xhirim.


Me një pallto të mbyllur, doreza lëkure të lustruara dhe një trëndafili që kombinohet, ajo lëshoi lirshëm prapa kaçurrelat. /Telegrafi/

Exit mobile version