Site icon Telegrafi

Olivia Palermo me këpucët të cilat konsiderohen modeli më i preferuar në vitin 2021

Kombinohen me çdo gjë, janë shumë të rehatshme dhe të bukura!

Bashkë me xhinset e preferuara nga të cilat nuk hiqni dorë me asnjë çmim, fanellën me fyt ngjyrë të zezë dhe pallton e zezë Olivia i ka përshtatur me mokasinet me llak të zi e me shollë të trashë.

Viteve të fundit mokasinet nga mbathjet e urryera janë bërë pjesë e preferuar vjeshtore e femrave në gjithë botën, mirëpo që nga vera e kaluar ishte e kuptueshme që këto këpucë do të jenë në vend të parë këtë sezon, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të reja të një hulumtimi, adhurueset e modës në gjithë botën kalojnë kohën në kërkim intensiv për këpucë të këtilla.

Këtë e di shumë mirë edhe bukuroshja Olivia, e cila në dollapin e saj, ndër të parat i ka trendët aktualë, por edhe klasiken e modës, popullariteti i së cilës nuk zbehet me gjithë ngjarjet në skenën e modës.

Në të vërtetë, Palermo është adhuruese e madhe e mokasineve.

Në dollapin e saj i ka këto këpucë me disa ngjyra, mirëpo nëse edhe ju ende nuk keni një palë të tilla tani është koha e fundit që vërtet të bëni ndryshimin. /Telegrafi/

Exit mobile version