Telegrafi

Olivia Newton John pohon se është e përndjekur nga dy fantazma të kolegëve të saj të ndjerë

Olivia Newton-John (Foto: Scott Barbour/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja dhe aktorja australiane, Olivia Newton John, ka thënë se pop përndiqet nga fantazmat e dy personaliteteve të njohura, të cilët ndikojnë pozitivisht në karrierën e saj.

70-vjeçarja, e cila është e njohur për rolin e Sandyt në filmin “Grease” (ku ka luajtur krahas John Travoltas në vitin 1978), ka shpjeguar se fantazmat janë vazhdimisht me të, e orientojnë dhe e mbështesin.

Karen Carpenter (1950 – 1983) (Foto: Tim Graham/Getty Images/Guliver)

Ajo pohon se është fjala për fantazmat e kolegëve të saj të dikurshëm, Karen Carpenter (e cila ka vdekur në vitin 1983) dhe John Denver (i cili ka ndërruar jetë në vitin 1997) – shkruan Daily Star.

Njëherësh, Olivia ka thënë se në një rast e kishte vizituar fantazma e vajzës së një shoqeje të saj, e cila kishte vdekur shumë e re.

Newton John ka shkruar më gjatë për këtë çështje në librin e saj me titull “Don’t Stop Believin”. /Telegrafi/