Erokomisionari për Zgjerim, Oliver Vahelyi sot pritet të vizitojë Shkupin. Ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev për të diskutuar për zgjidhje rreth kontestit mes Sofjes dhe Shkupit, gjegjësisht zhbllokimin e rrugës për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritarë me BE-në.
Varhelyi javën e kaluar ka vizatuar Bullgarinë, ku mes tjerash është takuar me presidentin bullgar Rumen Radev dhe ministrin teknik për Punë të Jashtme, Svetllan Stoev, ku është biseduar për heqjen e bllokadës bullgare dhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.
Vizita e Varhelyi vjen një ditë pas vizitës së kreut të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila deklaroi se është optimiste për mbajtjen e mbledhjeve të para ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën, deri në fund të vitit.