Komisioneri i caktuar i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi i Hungarisë merr pjesë në një seancë dëgjimore përpara Parlamentit Evropian.
Oliver Varhelyi mori dritën e gjelbër nga Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian të hënën, përcjell Telegrafi.com.
Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, Ursula von der Leyen është në rrugën e duhur për të marrë detyrën më 1 dhjetor pasi dy grupet më të mëdha politike në Parlamentin Evropian thanë se ata do të mbështesin kandidatin hungarez Oliver Varhelyi të jetë komisioner për politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimit.
Varhelyi, aktualisht ambasadori i Hungarisë në BE, mori dritën e gjelbër nga anëtarët e komitetit të Parlamentit për punët e jashtme pasi ai dha siguri për pavarësinë e tij nga kryeministri Viktor Orban në përgjigje të pyetjeve shtesë nga eurodeputetët.
Javën e kaluar, eurodeputetët, veçanërisht ata të grupit socialistë dhe demokratët, nuk pranuan të aprovojnë Varhelyi për shkak të shqetësimeve për pavarësinë e tij.
Kritikët akuzojnë Orban për ndërhyrje në Ballkan dhe mbajtjen e një marrëdhënie tepër të ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin. /Telegrafi/