Pas vendimit të Qeverisë për të anuluar aktet juridike të ministrave të LSDM-së të cilët tashmë kanë dhënë dorëheqje, ka reaguar tashmë ish-ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, transmeton Telegrafi Maqedoni
Ai thotë se me këtë hap, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri teknik i VMRO-DPMNE-së, ka shkelur edhe një herë marrëveshjen e Përzhinos, duke vepruar kundërligjshëm, pasi që me këtë vendim, VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja i bëjnë zgjedhjet të pamundura sepse kjo është qeveri teknike për organizimin e zgjedhjeve të drejta, kurse të gjitha vendimet duhet të miratohen edhe nga opozita./Telegrafi/