Ministri i brendshëm i Maqedonisë Oliver Spasovski të gjithë pjesëtarëve të policisë ua ka uruar 7 majin, ditën e policisë. Telegrafi Maqedoni ua përcjell në mënyrë integrale letrën e urimit.
“Si ministër i punëve të brendshme kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që të gjithë pjesëtarëve të Ministrisë për punë të brendshme t’ua uroj 7 majin – Ditën e policisë dhe tu falënderoj për përkushtimin dhe sakrificën në angazhimin tuaj të përditshëm duke e shprehur njerëzinë tuaj në menaxhimin me gjendjet e krizës.
Angazhimi dhe profesionalizmi të cilën e shfaqni është shembull se si policia duhet të jetë garantues për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Nga ju pritet të jeni në lartësi të detyrës, të qëndrueshëm dhe profesional dhe të veproni në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet.
Të vetëdijshëm se në këtë moment të jesh pjesëtar i policisë së Maqedonisë është detyrë e vështirë dhe e mundimshme, Ju qëndruat në mbrojtje të atdheut dhe treguat se si ruhet dhe duhet Republika e Maqedonisë.
Prandaj, unë besoj në kapacitetin tuaj që edhe në të ardhmen të qëndroni në menaxhimin me sfidat e sigurisë duke luftuar për mirëqenien dhe përparimin e shoqërisë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Të gjithë pjesëtarët e Ministrisë së punëve të brendshme i uroj për profesionalizmin në kryerjen e detyrave me përgjegjësi dhe lojalitetin ndaj Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/