Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, po qëndron në Budapest, ku po merr pjesë në Konferencën e Ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të Forumit të Salsburgut në Budapest, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Konferenca i zhvillon punimet për migrimin ilegal, trysnisë migruese dhe situatës së tanishme përgjatë shtegut të Ballkanit Perëndimor. Për nesër është paraparë që Spasovksi të mbajë fjalimin e tij.
Ndërkaq sot u realizua edhe një takim dypalësh ndërmjet Spasovskit dhe homologut të tij slloven, Andrej Shpenga. Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën e tanishme rreth migrimit ilegal dhe rreziqet e mundshme të valëve të reja të migrantëve./Telegrafi/