Site icon Telegrafi

Oliver Spasovski humb besimin te PSP-ja

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nuk e ka më vlerësimin e njëjtë për Prokurorinë Speciale Publike siç e kishte më parë.

Gjatë brifingut me gazetarë, në pyetjen nëse Spasovski ende ka besimin në punën e PSP-së, e cila ka pësuar rënie edhe te qytetarët, ai tha se besimi i tij është zvogëluar në krahasim me pritjet që i ka pasur gjatë kohës kur është angazhuar për formimin e kësaj prokurorie kurse besimi i Spasovskit te PSP është ulur pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit në Hungari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sa i përket MPB-së, Spasovski tha se ka reaguar në përputhje me kompetencat, duke sqaruar se policia nuk mund të veprojë nëse ndaj ndonjë personi nuk është ngritur fletëarrest, qoftë në nivel vendi apo ndërkombëtar.

Në takimin e fundvitit me gazetarët, Spasovski po ashtu tha se nuk është i kënaqur me vendimet për lirim nga paraburgimi të disa të akuzuarve në lëndët e PSP-së, por policia vepron në përputhje me ligjin./Telegrafi/

Exit mobile version