Telegrafi

Oliver: Ibra nuk është në shitje

Oliver iu përgjigj në mënyrë agresive deklaratës së agjentit të Ibrës, Mino Raiola, që tha se Guardiola mund të mos jetë mirë mentalisht nëse shqyrton shitjen e Ibrës.

“Nuk na pëlqyen qëndrimet e zotëriut Mino Raiola, sidomos me tonin e përdorur. Referenca bërë ndaj trajnerit është me shije shumë të hidhur. Klubi nuk ka nevojë për të holla. Ne nuk duam ta shesim atë”.

“Nëse gjërat komplikohen, nuk do të ketë opsion tjetër pos shitjes. Sidoqoftë, ky nuk është qëllimi i klubit në këtë moment”, tha Oliver për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/