Telegrafi

Olise vendos se ku dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm

Michael Olise është një nga sulmuesit më të mirë në Angli sezonin e fundit, por edhe një nga futbollistët më të kërkuar në afatin kalimtar veror.

Që nga ardhja e tij në Crystal Palace nga Reading në korrik 2021, Olise ka dëshmuar të jetë një lojtar i vlefshëm dhe premtues.

Pavarësisht se është përballur me lëndime në dy sezonet e fundit, ai ka shfaqur formë shumë të mirë duke bërë që top klubet angleze të rikthejnë sytë nga ai.

Lexo po ashtu Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 19 ndeshje, por ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Manchester United dhe Chelsea janë dy top skuadrat angleze që po e duan transferimin e tij, megjithatë në garë janë edhe Liverpool, City dhe Newcastle United.

Lexo po ashtu Tre gjigantët e Ligës Premier në luftë për shërbimet e Olise

The Sun ka raportuar se francezi Olise tanimë ka vendosur se për cilën skuadër dëshiron të luaj sezonin e ri dhe ajo është Manchester United.

Djajtë e Kuq tani duhet ta bindin Crystal Palacin për ta lënë të lirë yllin francez, me skuadrën londineze që po pretendon të fitojë rreth 60 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/