Nedezhda Sergeeva nga Rusia, që garoi në disiplinën e lëshimit me sajën bob në Lojërat Olimpike Dimërore që u zhvilluan në PyeongChang të Koresë së Jugut, ka dalë të jetë nën ndikimin e dopingut.
Pak qaste para ceremonisë mbyllëse, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, bëri me dije se ajo nuk e kalon testin, duke e bërë e dyta ruse që kapet duke mashtruar, transmeton Telegrafi.
Lajmi për të është shpërndarë me shpejtësi, meqë ajo kishte bërë xhiro me një fanellën ku shkruante “Nuk merrem me doping, këtu jam për sport”.
Rastin e kanë shoqëruar shumë tallje në rrjetet sociale, por disa kanë shkuar edhe më larg duke supozuar, se ajo ka mundur të përdorte ndonjë doping që nuk detektohet.
“Mund të ketë përdorur ndonjë substancë, që i rritë fuqinë dhe nuk vërehet në analiza. Prandaj ishte aq e bindur” ishte komenti që mblodhi më së shumti pëlqime. /Telegrafi/