Një olimpist që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” dhe “Paris 2024” i ka krahasuar ato krah për krah pasi një atlet ndau gjendjen tronditëse të medaljes së tij vetëm një javë pasi e fitoi atë.
Skateboardisti Nyjah Huston ishte ndër fituesit e medaljes së bronztë të ekipit të SHBA-së në Lojërat Olimpike të zhvilluara këtë verë në Paris.
Megjithatë, Huston kritikoi cilësinë e medaljes së tij pasi zbuloi se një javë pasi u rendit i treti në garë, medalja e tij e bronztë ishte përkeqësuar dukshëm.
“Këto medalje olimpike duken të shkëlqyera kur janë krejt të reja, por pasi i lashë në lëkurën time me pak djersë dhe i lashë miqtë t’i mbajnë gjatë fundjavës, me sa duket nuk janë aq cilësore sa mund të mendonit”.
“Edhe pjesa e përparme ka filluar të prishet pak. Medaljet olimpike – ndoshta duhet të rrisin pak cilësinë”, u tha ai ndjekësve në rrjetet sociale.
Lojtari danez i badmintonit, Viktor Axelsen, i cili fitoi medaljen e artë në Tokio dhe Paris, ka krahasuar medaljet e tij të arta kundër njëra-tjetrës në një postim të fundit në rrjetet sociale dhe njerëzit vunë re menjëherë një ndryshim të madh.
Axelsen shkoi në rrjetin social X për të treguar medaljet e tij të arta përpara se t’i kthente të dyja, me tifozët që vlerësuan medaljen e Tokios.
Medalja e tij e fundit u kritikua dhe madje u krahasua me një ‘mbështjellës çokollate’.
Tokyo 🥇vs. Paris 🥇 pic.twitter.com/rkZyRKcuY3
— Viktor Axelsen (@ViktorAxelsen) August 11, 2024
“Ajo e Tokios duket e shtrenjtë… ndërkohë Parisi vetëm m**”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër shtoi: “Medalja e Tokios duket shumë më mirë sepse thjesht ka më shumë ar. Ari në vetvete është tërheqës”.
“Tokio duket më mirë”, “Medaljet olimpike të Tokios janë më të mira” dhe “Tokio duket bukur nga pas… Parisi duket si një mbështjellës çokollate”, ishin disa nga komentet tjera.
Ndërsa të dyja medaljet e arta janë një gjë e bukur, medalja e Tokios thjesht dallohet shumë më tepër se medalja e Parisit. /Telegrafi/