Site icon Telegrafi

Olimpisti, me metode “epike” për nxjerrjen e dhëmbit! (Video)

Kemi parë raste të heqjes së dhëmbit të qumështit me përplasje dere, biçikletë, madje edhe me kapjen e gurit të rëndë për dhëmbi.

Por, Bryan Clay, që ka fituar medalje të artë me hedhjen e shtizës në Lojërat Olimpike në Pekin më 2008, ka realizuar kësaj radhe një hedhje të veçantë, transmeton Telegrafi.

Amerikani 35-vjeçar e ka lidhur dhëmbin e vajzës së vogël për shtize dhe e ka hedhur atë.

Videoja e tregon vajzën e frikësuar, por që qëndron qetë, derisa më pas shfaq edhe gojën ku mungon dhëmbi i nxjerrë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version