Telegrafi

Olimpistët i kaplon dëshpërimi pa u nisur për Rio

Shenjëtarja Urata Rama po përgatitet në Viti, çiklisti Qëndrim Guri në Ferizaj, atletët Musa Hajdari e Vjona Kryeziu në fshatin Roganë, notarja Rita Zeqiri ku po gjen pishinë, kurse Notari Lum Zhaveli është në SHBA me studime, shkruan sot Koha Ditore.

Këta janë gjashtë sportistët që kanë marrë ftesa për LO “Rio 2016”. Olimpistët po ankohen për kushte të mjerueshme, por në Komitetin Olimpik të Kosovës thonë se kanë bërë maksimumin për ta.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Lojërat Olimpike

Pos Majlinda Kelmendit e Nora Gjakovës, që janë kualitet dhe “botë tjetër”, gjashtë sportistët e tjerë që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike “Rio 2016” të Brazilit, ankohen se po përgatiten në kushte të mjerueshme me pak mbështetje financiare nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e pak nga shteti.

Zyrtarë të federatave, trajnerë dhe sportistë thonë se u ka munguar mbështetja për t’u përgatitur në ndonjë vend jashtë Kosovës.

Ata thonë se është dashur që shteti dhe KOK-u të ndajnë mjete financiare për t’i dërguar sportistët në ndonjë vend adekuat ku mund të përgatiteshin më të mirë, ashtu siç kanë vepruar dy sportistet e vetme që në Rio do të udhëtojnë me normë olimpike,

Majlinda Kelmendi (52 kg) dhe Nora Gjakova (57 kg).
Ndihma e vetme e shtetit janë memorandumet me federatat, përmes të cilave u ka dhënë buxhet të caktuar vjetor, ndërkohë që disa sportistë, si atletët dhe çiklisti Qëndrim Guri kanë përfituar pak edhe nga KOK-u.